E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO-FOTO/ Mesazhi i fundit i shqiptarit para se të vdiste
Lajme

VIDEO-FOTO/ Mesazhi i fundit i shqiptarit para se të vdiste

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali mbrëmjen e së shtunës në Piacenza. Viktima, sipas raportimeve të mediave italiane, është 23-vjeçari Klodian Murrizi.

Vendi i aksidentit dhe Klodian Murrizi (foto e publikuar nga mediat italiane)

Vendi i aksidentit dhe Klodian Murrizi (foto e publikuar nga mediat italiane)

Murrizi,  cili udhëtonte me një makinë tip “Toyota Rav 4”, që në një moment doli nga rruga dhe u përmbys. Më pas, makina shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në Gossolengo të Italisë.

incidente-notte-agazzana-142745.660x368

Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e flakëve të zjarrit në mjet. Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.