E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Goditet avokatja Albana Husi në Ksamil,policia nuk e mbrojti
Lajme

Video/ Goditet avokatja Albana Husi në Ksamil,policia nuk e mbrojti

KSAMIL – Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Ksamil, ku avokatja Albana Husi pretendohet se është goditur gjatë ushtrimit të detyrës, në cilësinë e palës kreditore, ndërsa sipas denoncimit, Policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka marrë masa ndaj autorëve.

Sipas informacionit të bërë publik, ngjarja ka ndodhur në prani të efektivëve të Policisë, por pavarësisht situatës, nuk është ndaluar apo shoqëruar askush. Po ashtu, pretendohet se deri më tani nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi për incidentin.

Burimet bëjnë me dije se avokatja Albana Husi ndodhet aktualisht në spitalin e Sarandës, ndërsa ngjarja, sipas denoncimit, është mbajtur e fshehtë nga Policia.

Rasti ka ngritur pikëpyetje të forta mbi reagimin e Policisë së Sarandës dhe mënyrën se si është trajtuar një episod i tillë, ku një avokate pretendohet se është dhunuar për shkak të detyrës. Kritikat janë përqendruar te mungesa e reagimit institucional dhe te fakti që, sipas denoncimeve, autorët janë larguar pa u përballur me asnjë masë.

Ngjarja shihet si një sinjal alarmi për sigurinë e profesionistëve të drejtësisë dhe për funksionimin e shtetit ligjor, në një moment kur pritet reagim i qartë dhe transparent nga strukturat vendore të rendit.

Policia e Sarandës pritet të japë sqarime publike lidhur me ngjarjen, ndërsa kërkohet identifikimi dhe ndalimi i menjëhershëm i autorëve, si edhe zbardhja e plotë e rrethanave të incidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.