VIDEO/ Gol i çuditshëm dhe fitore mes polemikash, Kukësi i afrohet Partizanit
Kukësi ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-2 në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Një përballje mjaft e luftuar ku nuk mungoi spektakli, rastet e dyshimta dhe golat e çuditshëm.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Ethemit, i cili pas një depërtimi të bukur nga e djathta, përfitoi nga dalja e portierit Koliçi dhe gjen rrugën e rrjetës.

Në minutën e 33-të, ishte kapiteni Pollozhani, që me një goditje të saktë me kokë brenda zonës, vendosi baraspeshën. Vetëm 2 minuta zgjati festa e vlonjatëve, pasi në të 35-të, Rroca, i ndihmuar nga era, shënon një gol të çuditshëm.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola të rregullt edhe pse rastet e rrezikshme nuk munguan. Në minutën e 48-të, Pollozhani realizoi një supergol me roveshatë, por goli i tij u anulua për lojë të rrezikshme brenda zonës. Me triumfin e sotëm, Kukësi u ngjit në kuotën e 38-t pikëve, ndërkohë që Flamurtari mbetet në vendin e 6-të me 29 pikë.
FLAMURTARI-KUKËSI 1-2
Pollozhani 33′ / Ethemi 10′ , Rroca 35′
KOMENTI LIVE:
Përfundon takimi.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
87′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet Teqja, vendin e tij e zë Faton Xhemaili.
83′ Pranë golit Kukësi. Melo depërton bukur nga e majta, provon me një gjuajtje, por topi ndalet nga shtylla.
82′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Mustafa, vendin e tij e zë Ardit Ziai.
81′ Provon edhe Mustafa me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
79′ Deliaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çyrbjas.
78′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Ethemi vendin e tij e zë Arbër Çyrbja.
71′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Rroca, në fushë Cuculi.
70′ Pranë golit Flamurtari. Kotobelli bën gjithçka mirë dhe fut një top të rrezikshëm në zonë, aty ku ndodhet i sapofuturi Rrapaj që provon me një gjuajtje, por ndalet nga Krasniqi.
69′ Zëvendësim i parë te Flamurtari, largohet Beqaj, vendin e tij e zë 18-vjeçari Rrapaj.
68′ Vendasit hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit.
61′ Me fat Kukësi në këto momente. Traversa i vjen në ndihmë portierit Frashëri. Pas një topi të harkuar nga qendra, sfera ka marrë një trajektore të çuditshme dhe është stampuar në traversë.
55′ Një tjetër rast shënimi për Flamurtarin, por Musta nuk koordinohet siç duhet në momentet e fundit.
50′ Ribaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta të ashpra.
48′ Momente tensioni te vlonjatët. Pollozhani shënon një supergol me roveshatë, por gjyqtari e anulon për lojë të rrezikshme brenda zonës. Nuk pajtohen me vendimin lojtarët e Flamurtarit. Ndeshja ndërpritet për disa minuta.
47′ Kotobelli harkon një top të rrezikshëm nga këndi, largon në momentin e fundit Limaj.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45′ Flamurtari e mbyll në sulm pjesën e parë, mbrohet mirë Kukësi.
43′ Pranë golit të dytë Flamurtarit. Emiliano Musta gjuan bukur me kokë nga brenda zonës, i vëmendshëm Frashëri që grushton duke larguar topin në këndore.
35′ GOOOOL KUKËSI 1-2. Vetëm 2 minuta zgjat festa e vlonjatëve. Rroca gjen rrugën e rrjetës. I ndihmuar nga era, mesfushori 25-vjeçar i ka surprizuar të gjithë me golin e shënuar.
33′ GOOOOL FLAMURTARI 1-1. Pollozhani vendos baraspeshën. Pas një harkimi nga këndi i Kotobellit, kapiteni i vlonjatëve i ka vjedhur kohën Krasniqit duke goditur saktë me kokë.
28′ Ndizet sfida, gjyqtari ndëshkon edhe Olsi Teqjan me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.
26′ Tension në Vlorë, gjyqtari ndëshkon Useinin për protesta.
24′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ethemit.
20′ Batha provon me një goditje nga distanca, topi përfundon në duart e Frashërit.
17′ Pranë golit të dytë Kukësi me Vasil Shkurtajn, i cili ka humbur një mundësi të artë shënimi. Nga shumë pranë portës, sulmuesi vlonajt ka bërë të pamundurën, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
15′ Pollozhani vendimtar me ndërhyrjen e tij, duke frenuar goditjen e Shkurtajt drejt portës.
10′ GOOOOL KUKËSI 0-1. Valon Ethemi kalon në avantazh verilindorët. Pas një aksioni model, mesfushori i Kukësit, përfiton nga dalja jo e mirë e portierit Koliçi, duke e dërguar topin në rrjetë.
3’ Goditje nga këndi për Flamurtarit, topi harkohet në zonë, por devijimi nga lojtarët vendas nuk g
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



