Video/ Grabiti me armë në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari (EMRI)
Shërbimet e Forcës “Shigjeta”, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kapën dhe ndaluan shtetasin Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte bashkëpunëtor në vjedhen që u bë pka javë më parë Vlorë.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”. Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi.
NGJARJA:
Terrori me armë e maska në Vlorë/ Zbardhet shuma e grabitur, kush janë dy autorët në arrati… (Video-foto)
Furgoni që kryente veç transportit të qytetarëve edhe transfertë parash, ka rënë dje pre e grabitjes në mes të ditës në Vlorë.
Tre persona të maskuar dhe të armatosur vepruan pak pasi furgoni zbarkoi nga trageti i linjës Brindizi- Vlorë dhe u nis për t’u parkuar në stacionin e përhershëm pranë stadiumit “Flamurtari”. Pikërisht në këtë moment, kur furgoni parkoi bashkë me 6 pasagjerë që ndodheshin në të, tre personat e armatosur dhe të maskuar kanë ndërhyrë duke iu grabitur shoferit e pasagjerëve në total një shumë prej 16 mijë eurosh.
***
Policia ka konfirmuar se shuma monetare e grabitur në ngjarjen e një dite më parë në zonën e Skelës në Vlorë është rreth 19 mijë euro.
Burime policore thanë se personi i cili u shoqërua një ditë më parë për të verifikuar se ka lidhje me ngjarjen është lënë i lirë, pasi nga verifikimet ka rezultuar se nuk kishte lidhje me grabitjen, ndërkohë që janë identifikuar dy autorët tjerë të dyshuar për ngjarjen.
Dy autorët në kërkim janë nga Tirana, thanë të njëjtat burime, ndërsa bëhet me dije se aksioni për kapjen e tyre vijon me angazhim e forcave të policisë së Vlorës, por edhe atyre speciale si dhe me policinë e Tiranës.
Dy autoret në arrati dyshohet se mund te jene larguar gjate natës nga Vlora.
Ndërkohë, një ditë më parë, Armand Kuqi 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe baues në Tiranë, u arrestua në kodrat e Paanajasë rreth 30 minuta pas grabitjes me armë e maska, bënë me dije burime zyrtare nga Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



