E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku e pastrehë në SHBA, jeton me ndihmat e të tjerëve
Lajme

Video/ Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku e pastrehë në SHBA, jeton me ndihmat e të tjerëve

🎥Shiko VIDEON


Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku është filmuar nga një televizion amerikan, teksa mbledh ndihma nga vullnetarë të ndryshëm. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe në fillim u mendua se nuk ishte ajo, por të afërm të këngëtares thonë se është pikërisht ikona e muzikës shqiptare.

Parashqevia ka emigruar në Amerikë para shumë vitesh dhe atje është martuar me një shtetas amerikanë. Pas disa vitesh ajo është ndarë dhe bashkëshorti ka fituar kujdestarinë e djalit.

Kjo ka qenë një nga momentet e vështira të saj dhe ka kaluar një peridhë të rëndë psikologjike.

Familjarët thonë se i kanë humbur kontaktet me të dhe Parashqevia ishte pengu më i madh i nënës së saj, e cila humbi jetën një vit më parë, krejtësisht e vetme.

Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj.

Në një mesazh ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.

Gazetarja Mira Kazhani ka kërkuar një nismë për të ndihmuar Parashqevi Simakun, këngëtaren e madhe shqiptare e cila u largua herët në SHBA, dhe prej asaj kohe shumë pak dihet për fatin e saj. Një video e postuar së fundmi në televizionin amerikan “ABC”, duket se tregon Parashqevi Simakun teksa pranon një çantë me ndihma që u shpërndahen të pastrehëve.

Ndërsa gazetari Blendi Fevziu, i cili shpërndau sot videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, thotë se tashmë e ka konfirmuar që bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare. Ai thotë se është në kontakt me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar dhe shprehet se ajo largohet sa herë i afrohen persona të cilët i flasin në gjuhën shqipe.

Pershendetje Zonja Mira,

Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.

Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.

Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.