E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ “Ka mbetur një çështje pa zgjidhur”- Basha deklaratë për mediat pas apelit të ambasadores amerikane për reformën zgjedhore
Publik News

VIDEO/ “Ka mbetur një çështje pa zgjidhur”- Basha deklaratë për mediat pas apelit të ambasadores amerikane për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli tejet shkurt për gazetarët, duke deklaruar se ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur për reformën zgjedhore.

 

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua të garantoj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha shkurtimisht.

Gazetarët e pyetën për “topin” që ambasadorja amerikane kishte lënë në fushën e tij, por kreu demokrat nuk dha përgjigje të mëtejshme.

Edhe gjatë ditës së sotme, palët zhvilluan 9 orë bisedime për të gjetur dakordësinë për reformën, një nga kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Edhe pse palët kanë negociuar me orë të tëra, nuk është arritur një marrëveshje e dakordësuar, çka ka detyruar ambasadoren e SHBA të deklarojë te mazhoranca bëri lëshime, dhe tashme topi është në fushën e Lul Bashës.

https://www.instagram.com/p/CA_IhcxDGAV/?igshid=1tx30qcz9vgg6

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.