E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kamala Harris habit me deklaratën: Nëse dikush hyn në shtëpinë time ai do të qëllohet me armë
Lajme

VIDEO/ Kamala Harris habit me deklaratën: Nëse dikush hyn në shtëpinë time ai do të qëllohet me armë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka deklaruar se nëse dikush hyn në shtëpinë e saj, ai do të qëllohet me armë.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”, ka thënë Harris teksa shkëmbente batuta me prezantuesen Oprah Winfrey të enjten, gjatë një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan, raporton BBC.

Pasi po qeshte me deklaratën e saj, Harris shtoi se nuk duhet të ishte shprehur kështu.

“Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”, ka deklaruar ajo.

Harris, e cila në debatin e saj të parë dhe me gjasë të fundit presidencial me kandidatin republikan, Donald Trump, ka thënë se është pronare e një arme, ka ripërsëritur se mbështet ndalimin e armëve sulmuese, duke përmendur problemin e Amerikës me të shtënat në shkolla.

“Një armë zjarri e atij lloji është fjalë për fjalë projektuar për të qenë një mjet lufte”, i ka thënë ajo Winfreyt.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.