VIDEO/ Kamioni humbet kontrollin dhe futet në qendër të qytetit, një i vdekur dhe 20 të plagosur në Kosovë
Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur mesditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Gjilanit, ku sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues.
Paraprakisht, tha ai, mendohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit për shkaqe teknike dhe është futur në qendër të qytetit ku ka goditur, fillimisht dy këmbësorë dhe më pas dhjetë makina.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes një postimi në facebook, se “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz, në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike.
Policia ka ndaluar shoferin e kamionit përgjegjës për aksidentin, ndërsa po punohet ende për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



