VIDEO/ Kampioni i boksit, Anthony Joshua pëson aksident shokues
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Nigeri, ku është përfshirë edhe boksieri i njohur britanik, ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa Joshua ka mbetur i plagosur.
Sipas raportimeve të mediave lokale, 36-vjeçari ndodhej në një automjet që u përplas me një kamion të parkuar përgjatë autostradës Lagos–Ibadan, pranë zonës Makun. Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi shkaqet e aksidentit.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë Anthony Joshua duke dalë i dëmtuar nga automjeti pas përplasjes, ndërsa ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Gjendja shëndetësore e boksierit nuk raportohet të jetë kritike, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



