VIDEO/ Kandidati për Rrogozhinën, Haxhi Memolla i marrosur pas tallavasë
Një ndër kandidatët e paarsimuar që do të garojë më 30 qershor për kryetar bashkie, është dhe kandidati për Rrogozhinën, Haxhi Memolla.
Por përpos që është i paarsimuar, Memolla është dhe një “dashnor” i paepur u muzikës tallava, të cilën e ka implementuar dhe në lokalin e vet me të njejtin emër, ku shihet qartë se si hedh lekë për këngëtarin e tallavasë.
Dhe është dhimbshme të shohësh Edi Ramën, njeriun modernist në të veshur, në artikulim, në të ecur, në të folur dhe jetuar, të katandiset në këtë derenxhe, duke u degraduar e kthyer në tallava.
Pushteti të tjetërson, dhe akoma më tepër që njerëzit e pa karakter, leku i bën të transformohen nga modernistë apo elokuentë, në fundërrina tallavaje.
Rrogozhina, në fundin e dekadës së dytë, pritet të jetë në duart e një të paarsimuari dhe të apasionuari pas tallavasë.
https://youtu.be/VvvOswXyzDw
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



