E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Këlliçi i publikon videon  Veliajt: Gënjen edhe për gjelat e detit!
Lajme

VIDEO/Këlliçi i publikon videon Veliajt: Gënjen edhe për gjelat e detit!

Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi shprehet se fënjeshtari patologjik Erion Veliaj nuk nguron të gënjejë dhe për gjëra të pa rëndësishme, siç është dhe numri i gjelave të detit të rritur në Baldushk.

Këlliçi ka publikuar një video në Facebook ku tregon se si vartësi i tij nxjerr bllof kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Ndiqni Videon

Në videon shihet Veliaj në Baldushk në dhjetor të 2022 ku deklaronte 45 mijë krerë gjela deti.

Ndërsa në dhjetor të këtj viti vartësi i tij i nxjerr gënjeshtrën.

Ai shprehet para Veliajt se është dyfishuar rritja e gjelave të detit në Baldushk nga 25-30 mijë që ishte vitin që shkoi këtë vit janë 40-45 mijë krerë gjela deti.

Dhe nisur nga kjo Këlliçi ironizon gënjeshtrën e Veliajt me sondazh:

Shikoni videon dhe më pas zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:

1- Mashtron me shifrat

2- E ka “ngrënë” gjysmën

3- ⁠Fajin e ka Saliu

4- ⁠Fajin ma kanë drejtorët

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.