E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Kryeministri Edi Rama  reagon për incidentin më gazetaren:  E preka pak në supe …
Lajme

Video/ Kryeministri Edi Rama reagon për incidentin më gazetaren: E preka pak në supe …

Kjo është Video :

Gjest i pafajshëm, interpretim mashtrues i videos

Incidenti me gazetaren/ Rama: Gjest i pafajshëm, interpretim mashtrues i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me incidentin me gazetaren Ambrozia Meta, e cila pretendoi se është shtyrë nga kryeministri.

Rama përmes një reagimi të gjatë në platformën X është shprehur se ka qenë një gjest i pafajshëm, një përkëdhelje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypin.

Kryeministri sqaron se, interpretimit mashtrues të një videoje i jepet më shumë peshë sesa rrëfimeve të gazetarëve të shumtë dhe kryesisht femra që dëshmuan sulmin e pretenduar, por nuk u pyetën fare për të, sensacionalizmi ka përparësi mbi saktësinë.

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur mediat ndërkombëtare kanë denoncuar veprimin e tij, teksa Kryeministri, i bezdisur nga pyetjet e gazetares, i ka vendosur dorën në fytyrë.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk kishte pse të kërkonte falje apo ndjesë për veprimin e tij, ndërsa sot ka zgjedhur të konsiderojë aktin ndaj gazetares si një prekje miqësore mbi supe, pas një bisede normale me shtypin. Në fakt nga pamjet e publikuara, duket qartazi se Rama i vendos dorën në fytyrë gazetares së Syri Tv, teksa largohej i besdizur nga pyetje që i drejtoheshin Kryeministrit për të bërë transparencë mbi vendimet e tij.

Akti i Ramës është denoncuar nga organizatat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, ndërsa janë kujtuar episode kur Kryeministri dënonte gazetarët të merrnin pjesë në konferencat për mediat, apo se si intimidohen ato që shfaqen kritikë ndaj tij dhe pushtetit të tij.

Në reagimin e tij të dytë, pavarësisht një momenti shfajësues, ku tenton ta konsiderojë incidentin si miqësor, Rama nuk heq dorë nga fyerjet ndaj gazetarëve.

Reagimi i plotë:

A duhet të funksionojë kështu informacioni dhe e vërteta?

Për të etiketuar një gjest krejtësisht të pafajshëm, si një prekje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypin, ku të gjitha pyetjet u përgjigjën pa asnjë mungesë durimi, fillimisht si “agresion” dhe më pas si “frikësim”, pa kërkuar mendimin e dhjetëra gazetarë të pranishëm, të cilët mund të dëshmonin drejtpërdrejt ngjarjen, jo vetëm që nuk i servirin të vërtetës, por edhe tregojnë mungesë respekti ndaj viktimave të vërteta të agresionit dhe frikësimit në fushën e sotme të gazetarisë.

Për më tepër, kur një interpretimi mashtrues krejtësisht i jashtëzakonshëm i një videoje i jepet më shumë peshë sesa rrëfimeve të gazetarëve të shumtë dhe kryesisht femra që dëshmuan sulmin e pretenduar, por nuk u pyetën fare për të, sensacionalizmi ka përparësi mbi saktësinë.
Duke i shtuar spektaklit, paraqitet edhe pretendimi krejtësisht i pabazë se ky akt i supozuar i frikësimit është provokuar nga pyetjet në lidhje me një projekt që përfshin një të afërm të Presidentit Trump.

Ja çfarë mund të them:

Së pari, unë krenohem që drejtoj një komb ku, përpara mandatit tim, gazetarët u përballeshin me plumba të vërtetë, dëmtime fizike, frikësime dhe ngacmime sistematike. Që nga marrja e detyrës, ka pasur një ndryshim të dukshëm në sigurimin që ata ta bëjnë punën e tyre pa ndonjë problem real, edhe kur pak prej tyre përfshihen vazhdimisht në lajme të rreme, akuza të rreme dhe sulme ndaj familjes sime ose e njëjta gjë për anëtarët e tjerë të kabinetit apo parlamentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.