E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  Pritet me tymuese dhe protesta në Kukës, Rama: Ishte grup zoologjik
Publik News

VIDEO/ Pritet me tymuese dhe protesta në Kukës, Rama: Ishte grup zoologjik

Banorë të qytetit të Kukësit i kanë hedhur tymuese kryeministrit Edi Rama, teksa ai hynte në Pallatin e Kulturës për të zhvilluar takim me strukturat e Partisë Socialiste.

“Rama ik, Rama ik”, ishin thirrjet e përsëritura të lëshuara nga protestuesit.   Gjatë fjalës tij në aktivitetin për anëtarësimet e reja, Rama ironizoi protestën.   “Më vjen keq që një pjesë e atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në takim, për shkak të sallës ishin të detyruar të rrinin jashtë dhe të shikonin atë grupin zoologjik, që ishin mbledhur në hyrje. Kemi një kundërshtar tejet të dëshpëruar dhe njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”, tha Rama.

Më herët, Rama u ndal në Has, ku gjithashtu u prit me protesta.

WhatsApp Image 2018-10-30 at 19.46.04 (1)

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit” ,“Rinia e Hasit nuk të do”, ishin disa prej mesazheve të protestës të të rinjve të Hasit kundër Edi Ramës, të skalituara në pankarta.

WhatsApp Image 2018-10-30 at 19.46.04

Sipas PD-së, jashtë ambienteve të aktivitetit të kryeministrit, forca të shumta policie kanë ndaluar protestuesit të protestojnë në sheshin e qytetit.

WhatsApp Image 2018-10-30 at 19.46.03

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.