E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO- “Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj”/ Basha falenderon vullnetarët: Gjithsecili prej jush është i çmuar
Lajme

VIDEO- “Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj”/ Basha falenderon vullnetarët: Gjithsecili prej jush është i çmuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar vullnetarët, të cilët janë angazhuar në fushatën e PD. Gjatë një takimi të shkurtër me ta, Basha u shpreh se numri e tyre ka shkuar në 60 mijë.

Kryedemokrati Basha u shpreh se ndryshimi do të ketë “fytyrën e tyre”.

Në Facebook, Basha shkruan: Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj! Falenderoj nga zemra të gjithë vullnetarët për punën që po bëjnë, për të sjellë ndryshimin që po e presin të gjithë shqiptarët.

Ndërsa në videon që Basha ka publikuar thotë: “Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë se numri i vullnetarëve në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete. Ju falënderoj për punën që po bëni. Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj dhe dëshirat tuaja”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.