E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Piloti rus u shpall hero pasi arriti të ulte me sukses avionin me pasagjerë në një arë  me misër
Bota

Video/Piloti rus u shpall hero pasi arriti të ulte me sukses avionin me pasagjerë në një arë me misër

Një pilot rus u shpall hero pasi arriti të ulte me sukses avionin me pasagjerë në një arë të mbjellë me misër, me të dy motorët fikur.

Shkaku i fikjes së motorëve ishte goditja nga zogjtë.

Avioni U1678 i Ural Airlines u ngrit nga aeroporti Zhukovski i Moskës në orën 6.10 të mëngjesit, me destinacion Simferopolin, kur pësoi një goditje dyfishe nga zogjtë, çka bëri që një motor të merrte flakë dhe tjetri të ndalonte.

Kapiteni Damir Jusupov, 41 vjeç, i kërkoi aeroportit të kthehej për ulje emergjence, por e kuptoi që nuk do t’ia dilte ndaj vendosi ta ulte në arën me misër një milje larg.

Jusupov e uli avionin me të dy motorët fikur dhe pa i nxjerrë rrotat.

23 nga 226 pasagjerët, plus shtatë anëtarë ekipazhi u dërguan në spital për dëmtime të lehta, ndërsa një grua 69-vjeçare pati nevojë për trajtim të mëtejshëm.

Media ruse e krahasoi uljen me Mrekullinë në Hudson, kur piloti Chesley Sullenberger uli me sukses avionin në lumin Hudson në New York më 2009, pasi goditi një tufë patash.

Pasagjerja Svetlana Babina tha se goditja e zogjve mund të dëgjohej nga brenda aeroplanit dhe motorët nisën të bënin zhurma të çuditshme.

‘Duhet t’i japim meritat pilotit, në ato rrethana e uli aq butë sa ishte e mundur’, tha ajo për agjencinë RIA Novosti.

‘Të gjithë janë gjallë! Piloti është gjeni’, tha pasagjerja Olga për Komsomolskaja Pravda, duke shtuar se duartrokitjet shpërthyen menjëherë pas uljes.

Pamjet me dron pas uljes tregojnë se si kapiteni dhe bashkëpiloti Georgij Murzin, 23 vjeç, përdorën arën e misrave si frena, pavarësisht rrezikut të tmerrshëm të shpërthimit të serbatorëve.

Pas evakuimit, pasagjerët vrapuan ta përqafonin e falënderonin Jusupovin dhe ekipin e tij që i ndihmuan të dilnin nga avioni Airbus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov gjithashtu lëvdoi ‘pilotët heronj’ që ulën avionin.

Zhukovski, rreth 40 kilometra në juglindje nga qendra e Moskës, është aeroporti i katërt ndërkombëtar i kryeqytetit rus.

Disa ekspertë drejtuan gishtin nga problemi në rritje i zogjve që mblidhen në grumbullimet ilegale të plehrave pranë aeroporteve të Moskës.

Banorët pranë Zhukovskit thonë se midis aeroportit dhe lumit Moska gjendet një landfill i paligjshëm dhe pulëbardhat mblidhen vazhdimisht atje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.