E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Prurjet marrin me vete urën, banorët sfidojnë fatin
Lajme

VIDEO/ Prurjet marrin me vete urën, banorët sfidojnë fatin

Rritja e ndjeshme e prurjeve të lumit Devoll ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në urën e Gjinikasit, pranë Moglicës, në territorin e Maliq. Sipas të dhënave paraprake nga strukturat lokale, rritja e nivelit të ujit dhe proceset e vazhdueshme të gërryerjes kanë shkaktuar rrëshqitje të një pjese të shpatit malor pranë urës, duke cenuar stabilitetin e saj dhe duke e bërë kalimin të pasigurt.

Ekspertët theksojnë se dëmtimet në strukturë kërkojnë ndërhyrje të specializuar për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe për të rikthyer sigurinë për përdoruesit e kësaj rruge. Autoritetet kanë njoftuar se ura ekzistuese do t’i nënshtrohet riparimeve nga një kompani e specializuar, e cila pritet të ndërmarrë punimet për rikthimin e plotë të funksionalitetit të saj.

Për të garantuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve në zonë gjatë kësaj periudhe, Bashkia Maliq ka vendosur një urë metalike provizore. Kjo zgjidhje e përkohshme do të shërbejë si alternativë kalimi për automjetet dhe këmbësorët deri në përfundimin e punimeve në urën e dëmtuar.

Pamjet tregojnë një automjet tip xhip duke kaluar me sukses mbi urën e improvizuar, duke dëshmuar se qarkullimi, ndonëse i kufizuar, vijon të jetë i mundur për banorët e zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.