E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Publikohen pamjet e para nga të shtënat me armë në shkollën suedeze
Lajme

VIDEO/Publikohen pamjet e para nga të shtënat me armë në shkollën suedeze

Policia suedeze ka njoftuar se pesë persona janë qëlluar me armë në një shkollë në pjesën qendrore të Suedisë. Të shtënat kanë ndodhur në Orebro, 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Stokholm. Policia njoftoi se rreziku nuk ka kaluar akoma, dhe ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg zonës ku kanë ndodhur të shtënat.

Gjithashtu ende mbetet e paqartë gjendja shëndetësore e të lënduarve, por policia bën të ditur se një pjesëtar i tyre është qëlluar.

“Po cilësohet si tentimvrasje e zjarrvënie”, tha nga policia suedeze.

Në anën tjetër një video amatore është shfaqur në rrjetet sociale, që pretendohet se shfaq momentin e të shtënave nga pushka automatike.

“Rreziku nuk ka kaluar. Publiku DUHET të vazhdojë të qëndrojë larg,” thuhet në deklaratën e policisë.

Një dëshmitar okular kujtoi tingujt e tmerrit që mbushnin korridoret e shkollës.

“Dëgjuam tre zhurma dhe britma të forta. Tani jemi ulur këtu duke pritur që të evakuohemi nga shkolla. Informacioni që kemi marrë është se duhet të ulemi dhe të presim,” tha Andreas Sundling, 28 vjeç, ndërsa ishte strehuar në një klasë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.