E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Publikohen pamjet si mund të këtë shpërthyer nëndetësja me 5 turistë
Bota

VIDEO/ Publikohen pamjet si mund të këtë shpërthyer nëndetësja me 5 turistë

Pak  para se të mbërrinte në rrënojat e Titanikut

Vdekja e pesë pasagjerëve të nëndetëses turistike Titan ishte e menjëhershme pas shpërthimit katastrofik që ndodhi pak para se të arrinin në rrënojat e Titanikut,  siç shpjegojnë mjekët ekspertë.

nendetesja titan

Vdekja e tyre ishte e shpejtë dhe pa dhimbje, pasi ata mendohet se kanë humbur jetën menjëherë nga presionet e jashtëzakonshme të ushtruara në thellësi të tilla, shpjegoi ish-drejtori i mjekësisë nënujore në Marinën e SHBA-së, Dale Moll .

“Gjithçka do të ishte aq e papritur sa ata kurrë nuk do ta dinin se kishte një problem apo çfarë u ndodhi atyre”, shpjegoi shkencëtari amerikan.

Sipas tij, versioni i bllokimit të tyre në Titan në thellësi të tilla do të ishte një alternativë shumë më e keqe: “Nuk mund ta imagjinoni se si do të ishte. Është ftohtë dhe ti e di se po të mbaron oksigjeni”.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe një video, që tregon sesi mund të ketë shpërthyer nëndetësja.

VIDEO

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.