E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rama zbythet para medias italiane, gëlltit atë që pështyu dy ditë më parë
Lajme

VIDEO/ Rama zbythet para medias italiane, gëlltit atë që pështyu dy ditë më parë

“Një reportazh i ndyrë nga “kazanë” italianë i realizuar me pamje të vjetra…” Ishte ky komenti i kryeministrit Edi Rama pas reportazhit të programit “Le Iene” në Italia Uno kushtuar fëmijëve që punojnë në stoqet e kromit në Bulqizë për të nxjerrë disa qindarka.

Por nuk vonoi përgjigjja e gazetares italiane Alice Martinelli e cila nxori blof kreun e qeverisë shqiptare. Në një video-mesazh ajo tha se ka prova se ishte në Tiranë dhe në Bulqizë nga data 13 deri në 16 tetor dhe këtë e vërteton përmes faturave të hotelit ku ka qëndruar dhe përmes fotove në telefon.
I vënë përballë reagimit të gazetares që kishte realizuar reportazhin kryeministri shqiptar “ndërron pllakë”. Në emision “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, i pyetur për këtë çështje, Rama tha se nuk e kishte parë vetë emisionin, por kështu ia kishin treguar dhe për deklaratat e bëra kërkoi falje.
“E vërteta është kjo.

Unë e mora si informacion. Çfarë kam thënë është se rastet e këtyre fëmijëve janë sporadike. Mora shumë feedback nga komentues në Facebook dhe mu kujtua historia e një rasti tjetër. I një reportazhi që paguanin njerëz për të qëlluar me armë për të treguar një realitet tjetër.

Pa e parë reportazhin fola me paragjykim dhe kam bërë gabim pa dashje. Është një gabim dhe e pranoj që kam gabuar. Ndërkohë që ju nuk pranoni gabime. U nisa nga e shkuara dhe reportazhe të ndyra bëhen për shqiptarët” – tha Rama në studion e Eni Vasilit.
“Le Iene” kanë paralajmëruar një reportazh të dytë për Shqipërinë, por për këtë herë më pikante për qeverinë dhe që lidhet me kanabisin. Ndoshta kjo e ka detyruar kreun e mazhorancës të bëjë një hap prapa duke “gëlltitur atë që kishte pështyrë” më parë për mediat italiane. Sa u takon medieve shqiptare ato vazhdojnë të mbeten “kazani” i përhershëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.