VIDEO/ Sherr masiv me grushte e shkelma midis dy reperëve të njohur dhe shokëve të tyre.
Një sherri masiv është regjistruar midis dy grupe të rinjsh. Sherri ka nisur midis reperëve të njohur.
Në videon
Në videon e siguruar nga “Panorama” shihet reperi FINEM që godet këngëtarin tjetër të repit, Don Xhon.
Mësohet se në sherr janë përfshirë reperi Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Xhonatan Isufi nga Drenasi në Kosovë.
Sherri midis tyre ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas është transferuar në rrugë, duke përdorur dhunë.
Gjithçka nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin/ Panorama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



