E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shihni momentin e përplasjes fatale të autobusit ku vdiq 1 person dhe u plagosën 24 të tjerë
Publik News

VIDEO/ Shihni momentin e përplasjes fatale të autobusit ku vdiq 1 person dhe u plagosën 24 të tjerë

Ky është momenti kur autobusi që transportonte udhëtarët grekë u përplas me harkun metalik në Bukuresht, të Rumanisë, duke vrarë një 53-vjeçar dhe duke plagosur 24 persona të tjerë, disa prej tyre rëndë.

Në videon e publikuar nga mediat rumune, shihet autobusi teksa i afrohet harkut pa e ngadalësuar shoferi shpejtësinë dhe duke mos e llogaritur se mjeti i tij e prek.

Siç shihet në video, harku metalik ka prekur pjesën e sipërme të autobusit dhe më pas është rrëzuar duke e prerë atë në mes.

Mëngjesin e sotëm avokati i shoferit argumentoi se klienti i tij “në momentin e fundit duhej të zgjidhte se ku të shkonte, brenda një sekonde duhej të vendoste. Nuk ishte me shpejtësi dhe nga ana tjetër se nuk i ka parë tabelat para se të arrinte në tunel, ishte vetëm një, nuk e pa”.

Referuar pretendimeve se atë mund ta kishte zënë gjumi, avokati tha se “shoferi është ndalur disa herë në rrugë, nuk është lodhur, përgjegjësitë janë diku tjetër. Ky tunel u rinovua gjatë gjithë verës. Nga shtatori kemi pasur shtatë aksidente. Në të kaluarën aty kalonin pa probleme kamionët dhe autobusët. Kufizuesi i lartësisë që i ra përsipër ishte shumë i rëndë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.