E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shkollëpaku dhe shkollepaktët, që pataksën Diasporën!!!
Politikë

VIDEO/ Shkollëpaku dhe shkollepaktët, që pataksën Diasporën!!!

Shkollëpaku në krye të qeverisë për të mos u ndjerë vetëm e shtoi qeverinë me shkollepakët të tjerë.

Dhe kishte të drejte.

Edhe në Ministrinë e Jashtme edhe në Ministrinë e Kulturës duhej shkollepakësia.

Duheshin dijetarë të vërtetë, që e zënë me shqelma edhe shqipen edhe logjiken njëlloj si Shkollepëku i madh, dhe ai i gjeti ata bile të zot sa ai.

Pjesëtarët e Sumit-it të Diasporës do kthehen tashmë shumë më të qetë në shtëpitë e tyre pasi dëgjuan:

Përpëlitjet profane të Ministrit të Jashtëm, që rrotat me gunga të trurit i ngecnin në autostradën lirike të Naimit,

si dhe budallallëqet logjike të Ministres së Kulturës të ngecur në baltën e shkollepakësisë.

Shkollëpaku nuk është vetëm tani ai është:

Shkollëpaku i mirë me shokë shume.

Detyra, që diaspora mori është të promovojë shkollëpakësinë e qeverisë kudo në botë, ha ha ha ha.

Megjithatë shihini dhe lexoni vetë dhe zbavituni….duke vënë duart në kokë.

Ja  çfarë thotë Ministrja e Kultures:

‘Nuk është çështje, parash, sepse përfshirja e sa më shumë njerëzve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative të forcës tërheqëse drejt vendlindjes.

Por është edhe çështje fondesh, sepse sa më shpejt ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, as nuk do të ishte ky që është dhe as nuk do të mund ta bëjë siç duhet të jetë këtë muze, të cilit i ka ardhur koha tashmë.

Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj!’, kështu tha ministrja.

Shihni në video ministrin e Jashtëm rilindas, që nuk shqipton dot vargjet e rilindësit Naim Frashëri.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.