Video e “shpifur”/ Shpifje 14 herë në 10 sekonda…
Kushdo që ndoqi mbrëmë intervistën e Ramësnë emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës pa me sytë e tij një fakt të pamohueshëm” nervozitetin e kryeministrin sa herë që përballë i vinin një pyetje-fakt.
Përveç gjesteve të mimikës, kryefjalë e emisionit ishte fjala “shpifje”, ku vetëm në një moment Rama i tha gazetarit Rakipllarit 14 herë rresht pa u ndërprerë në 10 sekonda “shpifje, shpifje…shpifje!”
Po ashtu nuk ngurroi t’i thoshte Rudina Xhungës me një ton ironik “Që s’je gazetare ka kohë” apo pyetjen “A je në metro?”, për të mos folur për lëvizjet e duarve teksa e pyeste si i habitur “Më sheh, më sheh, ja ku jam!”
E si për ta thyer pak këtë arrogancë përgjatë më shumë se dy orëve, Rama u kërkoi falje gazetarëve Andi Tela, Robert Rakipllari dhe Erli Murati nëse i kishte fyer personalisht, por që nuk kishte asgjë me ta, ndërsa për ata si gazetarë po.
Rama u tha në një moment gazetarëve:
Se kam me ju si individë, por me sojin tuaj sepse si gazetarë jeni në koma, në koma!”

Megjithatë, as mea-culpa në fund, as ndonjë tjetër ditëve në vijim nuk e zhbën arrogancën e tepruar të Ramës sa herë që nuk kishte përgjigje për ndonjë pyetje.
Dikush mund të thotë “jo po ato nuk ishin pyetje që bëheshin”, por ja e marrim për të mirëqenë që nuk ishin pyetjet e duhura, kjo sërish nuk e justifikon sjelljen e kryeministrit të vendit, i cili për më tepër shprehet se është zgjedhur nga 1 milion shqiptarë.
Për të pasur një panoramë më të qartë të sjelljes së Ramës, mund të ndiqni kolazhin me disa nga “shpërthimet” e Ramës mbrëmë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



