E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Si plasi sherri mes banorëve të Rrjollit dhe Fatmir Shpellzës
Lajme

VIDEO/ Si plasi sherri mes banorëve të Rrjollit dhe Fatmir Shpellzës

Dalin pamjet e përplasjes në parkingun e TV Klan, pas daljes nga “Opinon”

Janë bërë publike pamjet e plota të konfliktit që ndodhi pas përfundimit të emisionit Opinion, në ambientet e jashtme të TV Klan.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, në përplasje janë përfshirë djali i Fatmir Shpellzaj dhe disa persona të tjerë, të cilët pak më parë kishin qenë të pranishëm në debatet e zhvilluara në studio.

Palët kishin marrë pjesë në emisionin e moderuar nga gazetari Blendi Fevziu, ku gjatë transmetimit pati herë pas here diskutime të tensionuara mes tyre.

Megjithatë, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit menjëherë pas përfundimit të emisionit. Sapo pjesëmarrësit kanë dalë nga studio dhe janë drejtuar drejt parkingut të televizionit, përfaqësues të të dyja palëve janë përballur sërish me njëri-tjetrin.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur disa persona që vijnë nga jashtë ambienteve të televizionit përplasen me persona që ndodheshin brenda rrethimit të godinës.

Fillimisht debati ka qenë verbal, por shumë shpejt situata ka degjeneruar në përplasje fizike me grushte, duke krijuar një moment tensioni në parkingun e televizionit.

Pamjet e konfliktit janë publikuar nga TV Klan, ndërsa mbetet e paqartë nëse për ngjarjen janë ndërmarrë masa nga autoritetet apo nëse ka persona të lënduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.