E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Si u përlot gjyqtari Kalaja me familjen kur kaloi Vettingun
Lajme

VIDEO/ Si u përlot gjyqtari Kalaja me familjen kur kaloi Vettingun

Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ishte një magjistrat me përvojë mbi 30 vjet në sistemin e drejtësisë shqiptare.

I lindur në Shkodër, Kalaja u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1993 dhe filloi karrierën si gjyqtar në gjykatën e Shkodrës. Gjatë karrierës, ai ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit në detyrë të gjykatës së Shkodrës dhe ka shërbyer në Gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Tiranë.

Në vitin 2019, Kalaja kaloi procesin e Vettingut, dhe në janar 2022 u konfirmua në detyrë nga KPA, pavarësisht kërkesës së komisionerit publik për shkarkim për mosdeklarim të një apartamenti dhe sipërfaqe toke.

Në një video prekëse të publikuar nga voxnews, gjyqtari shihet teksa shpërthen në lot me familjen e tij në momentin e kalimit të Vettingut.

Kalaja u zgjodh tre herë anëtar i Kolegjit Zgjedhor, duke treguar besimin në integritetin e tij profesional.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 15:40, kur Elvis Shkëmbi qëlloi me armë ndaj gjyqtarit në sallën e gjykatës. Kalaja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku mbërriti i pajetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.