E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Tërmeti, Aleksandër Vuçiç: Qeveria e Serbisë do miratojë fondin për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë
Publik News

VIDEO/ Tërmeti, Aleksandër Vuçiç: Qeveria e Serbisë do miratojë fondin për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë

Presidenti i Serbisë, Aleskandër Vuçiç deklaroi se qeveria e Serbisë do të miratojë ditët në vijim një vendim për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në takimin e “Mini-Shengenit” në Tiranë, Vuçiç ka deklaruar se qeverisë e Serbisë do të jetë një ndër donatorët më të rëndësishëm që do i vij në ndihmë Shqipërisë për zonat e prekura nga tërmeti.

“Qeveria e Serbisë do marrë të hënën një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënënëse parash Shqipërinë dhe besoj se do jemi një nga 2- 3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri”.

“Ajo që ka rëndësi është që diskutimet tona janë për intensifikimin e marrëdhënieve, kjo nënkupton që njësitë tona të emergjencës së shpëtimit do bashkëpunojnë më afër kur një tragjedi të godasë një nga vendet dhe autoritetet e vendeve respektive që goditen ndoshta nga tërmeti apo permbytjet do diskutohet më tej…si do zhvillojmë tregtinë më tej, më duket sikur kemi marr vendime të rëndësishme.

Iniciativa ka për gjithë rajonin rëndësi se nënkupton që ne do vijojmë të ndërtojmë lehtësojmë procedura, do kemi më shumë korsi në këto pika kalimi kufitare, më shumë hapësira për kamionët e maunet që mos rrinë më 5-6 orë, të zbatojmë marrëveshjen e operatorëve të autorizuar, do nënshrkuajmë me Shqipërinë qodftë në mënyrë dypalëshe, që kompanitë të kenë mundësi t’i kalojnë më lehtë kamionët. Kjo do përmirësojë standaret e jetës së qytetarëve tanë, do përpiqemi të krijojmë një treg të përbashkët pune që nënkupton një nivel më të lartë tërheqje për investuesit e huaj, pra që ata qe duan te investojne thjesht të aplikojnë e të marrin leje të përhershme pune në Shqipëri e njetja gjë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut apo Serbi”.

 

 

 

 

Rama-vucic-zaev-minishengeni-tiraneRama-vucic-zaev-minishengeni-tirane1Rama-vucic-zaev-minishengeni-tirane11rama minishengeni1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.