Video virale! Gafa e Trump, Rama ‘ankohet’ tek Macron: Pse s’na urove
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga gafat më të përfolura të presidentit amerikan Donald Trump, i cili disa herë ka ngatërruar Shqipërinë me Armeninë në deklaratat e tij publike.
Trump, duke folur për përpjekjet e tij për të ndalur luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka deklaruar gabimisht se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit – dy vende që nuk kanë qenë asnjëherë në konflikt mes tyre.
Gjatë samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian, Rama e ka trajtuar këtë gafë me ironi, duke iu përgjigjur me humor pyetjeve të mediave ndërkombëtare për këtë ngatërresë të përsëritur:
“Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqeje, sepse ishim në luftë… Mendoj që është diçka fantastike, sepse ka qenë në pritje për një kohë të gjatë. Ndodhi dhe nën drejtimin e SHBA-ve, me nxitjen e presidentit Trump – sepse duhet t’ia japim meritën për këtë,” u shpreh Rama me një buzëqeshje ironike.
Por batutat nuk mbaruan me kaq. Një tjetër video që po qarkullon gjerësisht në rrjet tregon Ramën në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Kryeministri shqiptar, me humorin që e karakterizon, i drejtohet Macron-it:
Batutat në samit:
Rama: “Duhet të kërkosh falje!”
Macron: “Përse?”
Rama: “Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



