Brenda sallës së gjyqit, Amarildo e mbante kokën ulur dhe dorën mbi ballë për të treguar pendesë. I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë gjë për të thënë ai ka tundur kokën në shenjë mohimi.
Çalamni ishte autor i aksidentit në Arapaj ku mbeten të vdekur dy kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani dhe i plagosur Martin Dogani.
Dy viktimat kanë qenë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe pasi ka marrë përpara të rinjtë, ka rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit Amarildo Çalamani, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia.



