E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vijon merkato e blerjeve, Veliaj blen Çiljeten në mbrojtje
Publik News

Vijon merkato e blerjeve, Veliaj blen Çiljeten në mbrojtje

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është shfaqur sot në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi me të rinjtë në Kavajë.

Këngëtarja, e cila në të shkuarën kishte dalë hapur në mbështetje të Partisë Demokratike, në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha, sot është shfaqur me ekipin socialist duke u shprehur se “Lali Eri i ka fituar zemrën”. 

“Di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ata djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri me zemër të madhe, të paktën si e kam njohur unë kohët e fundit”, shprehet Çiljeta.

“Sot te ju shoh veten time para shumë vitesh kur kisha shumë ëndrra dhe pasione. Ajo këshillë që do t’ju jepja është që vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do të zgjojë çdo gjë që ju ti shkoni ëndrrës tuaj deri në fund. Kush e sheh veten si Lali Eri i ardhshëm, kjo ishte këshilla ime, ndiqni zemrën tuaj. Suksese Lali Eri!”, vijon ajo.
ciljeta berisha veliaj

NDERI PËR BABANË 

Çiljeta Xhilaga ka treguar se kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka ndihmuar në periudhën e saj më të vështirë, kur i ati ishte në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit, që i mori edhe jetën. Në një rrëfim në emisionin “Jashtë Loje”, Çiljeta u shpreh se Veliaj i kishte bërë një veprim për të cilin ajo tha se e falënderon shumë, por pa e specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

“Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më. Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të. Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me vdekjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht”, u shpreh Xhilaga.

Ciljet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.