E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIP-at si Ajola Xoxa lirohen prej shëndetit, qytetarët t’i luten fatit!
Lajme

VIP-at si Ajola Xoxa lirohen prej shëndetit, qytetarët t’i luten fatit!

Ajola Xoxa është lënë e lirë për arsye që lidhen me gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa ndodhet në një periudhë të rëndësishme të shtatzënisë. Sipas burimeve, vendimi është marrë duke marrë në konsideratë nevojën për trajtim dhe ndjekje më të specializuar, në kushte që konsiderohen më të sigurta për të dhe për fëmijët që pritet të sjellë në jetë.

Rasti ka nxitur reagime dhe diskutime më të gjera mbi cilësinë dhe sigurinë e sistemit shëndetësor në Shqipëri, sidomos për kategoritë më të ndjeshme si gratë shtatzëna.

Në opinionin publik po shtrohet një pyetje e fortë: nëse për persona të caktuar konsiderohet e nevojshme trajtimi jashtë vendit për të garantuar sigurinë shëndetësore, çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm që nuk kanë mundësi financiare për të përfituar shërbime të tilla?

Ky debat bëhet edhe më i ndjeshëm në një moment kur Shqipëria është në proces negociatash për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe shpesh raportohet për progres në përmbushjen e standardeve.

Megjithatë, perceptimi se një pjesë e elitës politike dhe ekonomike zgjedh trajtimin jashtë vendit, ndërkohë që shumica e qytetarëve mbështeten vetëm te sistemi vendas, vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi barazinë dhe cilësinë reale të shërbimeve shëndetësore.

Në këtë kontekst, ekspertët theksojnë se përmirësimi i sistemit shëndetësor mbetet një nga sfidat kryesore që lidhet drejtpërdrejt me integrimin europian dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.