VIP që zbarkuan në Ferma VIP 3, nga Soni Malaj tek Elvis Pupa
Mbrëmjen e së premtes ka nisur zyrtarisht edicioni i tretë i spektaklit të shumëndjekur “Ferma VIP”, duke rikthyer në ekran një format që premton surpriza, dinamika dhe personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.
Për herë të parë, ky spektakël vjen nën moderimin e prezantueses së njohur Arbana Osmani, e cila prej vitesh është identifikuar me drejtimin e “Big Brother”. Kalimi i saj në “Ferma VIP” ka rritur ndjeshëm pritshmëritë e publikut për këtë sezon të ri.
Paneli i opinionistëve këtë vit përbëhet nga tre emra të njohur të ekranit dhe showbiz-it: Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi dhe Armina Mevlani, të cilët do të ndjekin nga afër zhvillimet dhe do të komentojnë dinamikat brenda fermës.
Sa i përket banorëve, VIP-at që kanë vendosur të bëhen pjesë e kësaj eksperience vijnë nga fusha të ndryshme. E para që hyri në fermë ishte këngëtarja Soni Malaj, ndërsa më pas iu bashkuan aktorët Elvis Pupa dhe Romir Zalla, shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe këngëtarja Jonida Maliqi.
Lista vijon me emra të tjerë të njohur si Sara Karaj, Vanesa Sono, Adi Pula dhe Rafaela, të cilët pritet të sjellin energji dhe rivalitet në garë.
Po ashtu, pjesë e kastit janë edhe Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.
Me një kast të gjerë dhe plot emra të njohur, edicioni i tretë i “Ferma VIP” pritet të jetë një nga sezonet më të ndjekura, me konkurrencë të fortë dhe situata që do të mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



