E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vipat çelin sezonin turistik, më parë se Rama
Publik News

Vipat çelin sezonin turistik, më parë se Rama

Këtë fundjavë ashtu sikurse është bërë zakon, personazhet e njohur të jetës publike na bëjnë karshillëk nga plazhet e jugut. Në një kohë kur restorantet duhet të hapen prej datës 18 maj, me një protokoll strikt, duket se për “të privilegjuarit” e ish-Bllokut kanë këto rregulla nuk vlejnë.

Pjata të ekzagjeruara me fruta deti, shampanjë e koktejle të ndryshme mbushin rrjetet sociale të VIP-ave që nuk dihet si ja kanë dalë me policinë dhe kanë lëvizur nga Tirana drejt jugut, në një kohë kur vetë kryeministri Rama ka lajmëruar se lëvizja nga një zonë e kuqe në një zonë të gjelbërt është e ndaluar.

Madje, sikur të mos mjaftonte vatja në jug dhe mbrëmjet buzë detit e në restorante, këta “VIPA” nuk ngurojnë të bëjnë karshillëk për të tjerët që kanë mbi dy muaj të bllokuar në Tiranë dhe nuk takojnë dot familjarët e mbetur në qyetetet e tjera të vendit.

Por ata që kanë thyer ligjin dhe masat e qeverisë nuk janë vetëm VIP-at. Edhe pronarët e restoranteve në jug kanë dalë më “të fortë” se pronarët e restoranteve dhe bareve në Tiranë, të cilët prej më shumë se një jave kërkojnë hapjen e bizneseve të tyre para 18 majit.

Nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet sociale, newsbomb.al ka kapur fotot e disa VIP-ave që këtë fundjavë kanë nxituar të shkojnë në jug dhe “të harbojnë” si të ishin në ditë e kohë noramle.

Mes këtyre personazhve, ka këngëtarë/e, modele e vajza të showbizit për të cilat ligji dhe masat e qeverisë nuk bëjnë asnjë përjashtim, njëlloj si për njerëzit e thejshtë. Ama me njohjet e tyre mesa duket ja kanë dalë të shmangin postblloqet dhe kontrollet e policisë. Kjo e fundit, në vend që të kërkonte respektimin e ligjit nga këta VIPA, ka bërë të kundërtën.

Më poshtë një galeri me fotot e disa prej VIP-ave të mbledhur këtë fundjavë në jug.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.