E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita e Orban në Moskë shqetëson BE-në: Rusia është agresore, nuk ka bisedime pa Ukrainën
Lajme

Vizita e Orban në Moskë shqetëson BE-në: Rusia është agresore, nuk ka bisedime pa Ukrainën

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban udhëtojë këtë të premte drejt Moskës për tu takuar me presidnetin rus Vladimir Putin. Vizita e Orban vjen vetëm pak ditë pas takimit me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Kiev.

Vizita gjithashtu vjen pak ditë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës të Bashkimit Europian, ndërkohë që verpimi i Orban që ka rritur shqetësimin e zyrtarëve në Bruksel.

Charles Michel, president i Këshillit Evropian, tha përmes një postimi në X se udhëheqja me rotacion e presidencës nuk ka mandat që të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së.

“Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresorja, Ukraina është viktima. Nuk ka diskutime për Ukrainën, pa Ukrainën”, Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Zyrtarë të tjerë kanë deklaruar se Orban nuk e ka vënë në dijeni bllokun për ndonjë vizitë të mundshme në Moskë.

Të enjten Vladimir Putin nga një samit në Kazakistan me liderët e shteteve aziatike, bëri thirrje për një arkitekturë të re bashkëpunimi dhe sigurie me shtetet e eruoazisë kundër vendeve euroatlantike të cilat, sipas tij u japin avantazhe të njëanëshme vetëm disa shteteve.

Ai fajësoi edhe një herë Perëndimin për luftën në Ukrainë dhe tha se Rusia ishte gati të ngrinte konfliktin nëse Kievi dhe mbështetësit e tij pranonin kushtet e Moskës për bisedime.

Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, viktor Orban ka spikatur në mesin e udhëheqësve nga Bashkimi Evropian dhe NATO për hezitimin e tij ndaj paketave të ndihmave për Ukrainën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.