E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita e Trump në Angli, irritohen  mediat londineze: Arrogant, e la të priste Mbretëreshën
Bota

Vizita e Trump në Angli, irritohen mediat londineze: Arrogant, e la të priste Mbretëreshën

Ditën e djeshme Mbretëresha Elizabetë ka mirëpritur Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë në Kështjellën Uindsor.

Donald Trump është Presidenti i dymbëdhjetë amerikan që takohet me Mbretëreshën dhe pi çaj me të.

Mirëpo mediat britanike nuk e kanë pëlqyer aspak sjelljen e Trump ndaj Mbretëreshës.

Kjo pasi ai e la të priste Elisabetën II për gati 15 minuta dhe sikur të mos mjaftonte kjo kur dolën në lulishte ai doli të ecte para Mbretëreshës.

Mediat shkruajnë se Trump e mbuloi thuajse fare Mbretëreshën duke u treguar aspak xhemntil.

Jo vetëm kaq por mediat kanë shkruar edhe për foton e presidentit amerikan në kolltukun e Ëinston Churchill.

Ato e kanë cilësuar mënyrën e pozimit të tij si arrogante.

Megjithatë vetë Trump është shprehur mjaft i kënaqur për takimin me Mbretëreshën.

Ai tha për “The Sun”:

Ajo është një grua e jashtëzakonshme. Nëse e mendon thellë, ka gjithë këto vite që përfaqëson vendin e saj dhe nuk ka bërë kurrë gabime. Nuk është vënë asnjëherë në siklet nga ndonjë veprim i saj. Është thjesht e pabesueshme. Bashkëshortja ime është fanse e saj.”

https://www.facebook.com/164305410295882/posts/3713170915409296/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.