Vjen reagimi i parë i BE pas fitores se koalicionit të djathtë në Itali: Shpresojmë në bashkëpunim konstruktiv
Vjen reagimi i parë nga BE, pasi koalicioni i ekstremit të djathtë pritet të shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Itali.
“Komisioni Evropian dhe presidentja punojnë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e vendeve të BE-së dhe nuk do të jetë ndryshe në këtë rast. Dhe ne shpresojmë të kemi një bashkëpunim konstruktiv me autoritetet e reja italiane”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, në konferencën e përditshme me mediat.
“Kujtoj që për momentin presim që Italia të procedojë me emërimin e një qeverie sipas procedurave të saj kushtetuese”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



