E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjosa Osmani vizitë dy-ditore në Tiranë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj!
Politikë

Vjosa Osmani vizitë dy-ditore në Tiranë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Shqipërinë në datat 4-5 shtator me ftesë të homologut Bajram Begaj.

Në datën 4 shtator, do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Osmanit në Presidencën e Shqipërisë.

Ndërsa në orën 11:40 do zhvillphet konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni disa nga detajet  e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

04 shtator 2023

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.