VLORË/ 53-vjeçari largohet nga vendngjarja pasi përplasi të miturin me makinë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 53-vjeçar. Shtetasi në fjalë me iniciale A.S., ka përplasur me makinë një 11-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”. 11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.
Njoftimi i policisë:
Aksidentoi një të mitur, nuk i dha ndihmën e parë dhe tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, Policia e Vlorës ndalon dhe shoqëron në komisariat, drejtuesin e automjetit. Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. 11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



