Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit tek operacionj antidrogë
Ditën e sotme Gjykata e Vlorës ka dhënë vendimin për 9 të arrestuarit e tjerë në operacionin antidrogë.
Nga gjykata është vendosur detyrim paraqitje për 9 personat nën hetim për këtë çështje, katër prej të cilëve janë efektiv policie.
Mbi policët rendon akuza e shperdorimit të detyrës, e parashikuar nga neni 248 i kodit penal që nuk kanë kontrolluar dhe evidentuar në zonë.
Kujtojmë që ditën e mërkurë gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



