E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/  ‘Luxury cars’, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro
Lajme

Vlorë/ ‘Luxury cars’, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka sekuestruar dy automjete luksoze me vlerë 280 mijë euro, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në Itali.

Në kuadër të operacionit, nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë.

Policia e Vlorës:

‘Trafikonin në Shqipëri, automjete të vjedhura në Itali, dhe i pajisnin me dokumente false, me qëllim shitjen, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’, për disa shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar ‘Luxury cars’.

Në kuadër të operacionit, nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë. 

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip ‘Mercedes Benz’, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.  

Në drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas’, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.