E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Ndërrojnë jetë në banesë burrë e grua nga kontakti me energjinë elektrike
Lajme

Vlorë/ Ndërrojnë jetë në banesë burrë e grua nga kontakti me energjinë elektrike

Ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Resulaj në Vlorë ku një çift kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pasi lajmi për këtë tragjedi arriti të Policinë dhe ambulancën, ato nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të intervenuar.

Deri më tani, shkaqet e kësaj aksidenti fatkeq ende nuk janë të njohura. Raportohet se çifti ishte në banesën e tyre kur ndodhi ngjarja tragjike. Ishin fqinjët që e kanë gjetur çiftin në banesë, dhe ata menjëherë lajmëruan autoritetet.

Në përpjekje për të zbuluar dhe sqaruar shkakun e kësaj tragjedie, një grup i ekspertizës është nisur drejt fshatit Resulaj. Ky grup do të kryejë hetime të thelluara për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe cili ka qenë shkaku që ka kushtuar jetën e këtij çifti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.