E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Vlorë, u përleshën me thika përfundojnë në spital
Lajme

Video/ Vlorë, u përleshën me thika përfundojnë në spital


Një sherr i dhunshëm me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, ku dy 32-vjeçarë janë përfshirë në një konflikt fizik.

Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Një ngjarje e rënndë me dy të plagosur ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës, pranë rethrrotullimit të “Skelës”, ku dy 32-vjeçarë janë goditur me thikë pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Sipas informative umbrella, ngjarja ka nisur si një debate mes dy personave, që më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve të mprehta.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç.

Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.