E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/ Zbulohet identiteti i dhëndrit që theri me thikē babë e bir
Publik News

VLORË/ Zbulohet identiteti i dhëndrit që theri me thikē babë e bir

Rildi Kocja është autori i plagosjes me thikë të babë e bir në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, 60-vjeçarit Xhevdet Brahushi dhe 30-vjeçarit Albion Brahushi.Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta, ku fillimisht u sulmua me thikë 30-vjeçari, i cili u qëllua rreth dhjetë herë dhe pasi i ati i tij ndërhyri, u sulmua edhe ai disa herë në gjoks, bark dhe këmbë.

Kujtojmë se autori ishte dhëndri i atyre që plagosi dhe pas ngjarjes ai u largua menjëherë nga vendngjarja, duke u vënë në pranga më pas nga policia.

Kujtojmë se 30-vjeçari është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.

Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet ende si jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.