Vlorë,atentat me armë, një i plagosur rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy persona të paidentifikuar kanë ndërmarrë një atentat ndaj një familje.
Të shtënat me armë kanë ndodhur në fshatin Poro të Novoselës, ndërsa burime bëjnë me dije se nga atentati ka humbur jetën një person, ndërkohë që një tjetër ka mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërkohë sipas burimeve autorët mbanin maska në kokë duke vështirësuar në këtë mënyrë identifikimin e tyre.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton më tej rastin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



