E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/Kush është nënkomisari që lejoi gomonen të kalonte (FOTO)
Publik News

Vlorë/Kush është nënkomisari që lejoi gomonen të kalonte (FOTO)

500 KILOGRAM DROGE/ Kush është nënkomisari që shpërdoroi detyrën

Pas një operacioni të përbashkët policor të policisë shqiptare dhe italiane janë kapur 500 kilograme drogë janë arrestuar 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor gjithashtu edhe dy trafikantë shqiptar që u arrestuan ne Itali.

BLEDAR KUÇI mbante detyrë si nënkomisar dhe përgjegjës turni .

Njoftimi i policisë:

Në Itali u kap një gomone me drogë dhe u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë.

Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik.

Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX.

Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.