Vlorë/Pronari i lokalit, 29-vjeçar që u ekzekutua në makinë
Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Ai është qëlluar me armë zjari, ndërsa mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar në një makinë tip Ford me targa italiane, kur është qëlluar.
Nuk ka ende detaje rreth ngjarjes, por viktima është idetifikuar si Vasil Dervishaj, pronar i një lokali të njohur në këtë qytet.
Policia ka ngritur pika kontrolli për të rënë në gjumët e autorit/ve, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
Njoftimi i policise:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



