E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vokshi: AMA shkeli  të drejtën kushtetuese të informimit të qytetarëve
Politikë

Vokshi: AMA shkeli të drejtën kushtetuese të informimit të qytetarëve

Në mbledhjen e sotme, të Këshillit të AMA-s, tre nga anëtarë kërkuan shtyrjen e procesit të dixhitalizmit në një periudhë kohe pa afat, kërkesë që lidhet me plotësimin e kushteve të parashikuara në “Strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike”, miratuar nga Këshilli i Ministrave në shtator të vitit 2012.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila e quan “shkelje e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim”.

 

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Vendimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMAs) për mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës – Antikushtetues!!

Vendimi i sotëm i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMAs) për mbylljen e transmetimeve analoge në Qarkun Tiranë dhe Durrës, është një akt i pashembullt i shkeljes të së drejtes kushtetuese për informim të qytetarëve nga Autoriteti i Medias. 

Nga ky vendim antikushtetues i AMA-s preket e drejta kushtetuese e mbi 300 mijë shqiptarë të varfër (vetëm në Tiranë, Durrës e Vlorë), të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një dekoder. 

Vendimi mbyll 36 televizione lokale private, të cilët për shkak se nuk mund përballojnë kostot e larta financiare per të kaluar transmetimet e tyre në valët dixhitale të Radio Televizionit Shqiptar janë të detyruara të mbyllen. 

Vendimi për mbylljen e transmetimeve analoge u shty disa herë nën presionin e opozitës për të mbrojtur nga terri informativ qytetarët e pamundur, por qeveria nuk bëri asnjë veprim për të ndihmuar familjet në nevojë apo pensionistët. 

Sondazhi i vetë AMA-s tregoi se 16% e popullsisë në qytet nuk kanë dekoder. Të dhënat për fshatin qëllimshëm mungojnë, por për të gjithë është e qartë se numri i familjeve që privohen nga e drejta kushtetuese për informim për shkak të pamundësisë për të blerë dekoder, ësht? shumë më i lartë. Shifrat zyrtare tregojnë se në qarqet Tirane, Durres dhe Vlore, 70.430 familje nuk jane pajisur me dekodera. 

Partia Demokratike vlerëson se për një vend si Shqipëria që pret hapjen e negociatave me BE, shkelja e të drejtës kushtetuese për informim e qytetarëvete është një akt i papranueshëm që cënon liritë themelore të qytetarëve.

Partia Demokratike i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive të pezullojë menjëherë vendimin e fikjes së sinjalit analog derisa të gjitha familjet shqiptare të jenë pajisur me dekodera falas!

Partia Demokratike përsërit kërkesën qeverisë të bëjë transparencë urgjente për:

1. Cila është ecuria e tenderave për blerjen e dekoderave për familjet në nevojë? 
2. Ku kanë shkuar 2.5 milionë euro për 2 tendera që duhet të pajisnin 80 mijë famijë me dekodera? 
3. Cilat jane familjet që janë pajisur me dekodera?
4. Pse Grupi  ndërinstitucional për implementimin e strategjisë dhe ndjekjen e gjithë procesit deri në kalimin e plotë në trasmetimet numerike l nuk funksionon prej më shumë se dy vjetësh?

Liria e shprehjes dhe e drejta për informim janë prerogativë në rrugën e Shqipërisë për në BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.