E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vokshi: Censura dhe kushtet e punës e së gazetarëve, alarmante
Publik News

Vokshi: Censura dhe kushtet e punës e së gazetarëve, alarmante

Ish-drejtuesja e Komisionit parlamentar të Medias dhe ish-deputetja Albana Vokshi shprehu shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias dhe gazetarëve në vitet e fundit.

Sipas Vokshit, problemet kryesore janë censura, sulmet e vazhdueshme nga qeveria dhe kushtet e këqija punës:

“Gjendja në Shqipëri e mediave, kushtet e punëve të gazetarëve janë alarmante. Problemi kryesor është censura por edhe vetëcensura prej sulmeve brutale nga kryeministri dhe pushtetarët qëndrorë dhe vendorë apo krimi.”

Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Zonja Vokshi akuzoi qeverinë se jo vetëm i sulmon dhe censuron ato në mënyrë të vazhdueshme, por dhe ka harruar të ndihmojë gazetarët përmes një pakete financiare:

“Më vjen keq që 2020 e gjen gjendjen e lirisë së shtypit të përkeqësur. Nëse i referohemi indeksit të Reporterëve pa Kufinj janë disa probleme, si paketa antishpifje, dhuna ndaj gazetarëve, dhuna institucionale.

Për Shqipërinë ka pasur 11 raportime për dhunë ndaj gazetarëve, mbyllje të emisioneve apo dhe për dhunën e kryeministrit në kohën e pandemisë, apo tërmetit. Dhuhën e paprecedentë duke i kthyer gazetarët në target për dhunë dhe dhunë fizike nga institucionet apo qytetarët.

Unë s’di të ketë bërë gjë qeveria për [të ndihmuar] median gjatë kësaj krize.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.