Vol-Vo 4’, kush është 52 vjeçari nga Tirana që u arrestua
Zbulohen detaje nga arrestimi i 52-vjecarit qe ishte shpallur person ne kerkim ne kuader te operacionit policor Vol-Vo 4.
News 24 raporton se bëhet fjale per ish-shoferin e ish-kreut te Burgjeve, Arben Çuko. 52 vjeçari u identifikua si Qerim Musha.
Ai ishte person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.
Kujtojme se Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar nen të njejtën akuzë. Ai u lirua bashke me Arben Ndoken me 15 nentor 2018, pasi gjykata vendosi te ndryshojë masën nga “arrest me burg”, në “arret shtëpie”.
Ai u arrestua pas disa pergjimeve ne te cilat doli emri i tij, pikerisht ne pergjimet e grupit Avdylaj. Çuko u akuzua se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro, si dhe i përfshirë ne biseda me pjesëtarët e grupit të Shijakut.
NJOFTIMI
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



