E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi tregon punimet që po bëhen në një rrugë të Shkodës
Politikë

Voltana Ademi tregon punimet që po bëhen në një rrugë të Shkodës

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duket se do i shkojë deri në fund fjalës së saj, duke mos njohur zgjedhjet dhe kryetarin e ri të bashkisë së dalë prej tyre.

Ajo vijon punën në kryeqendrën e Veriut të vendit, ndërsa poston disa foto në rrjetet sociale ku shihen punimet që po bëhen në një rrugë në Shkodër.

Ademi në postimin e saj shkruan se këto janë punimet në rreguyën “Udhëkryq” në Shkodër, dhe uron qytetarët për këtë rrugë të re.

“Rruga #Udhakryq dhe degëzimet e saj në lagjen 1 në qytet, një investim i domosdoshëm në një lagje të vjetër të Shkodrës. Investimi i Bashkisë Shkodër, me ndikim direkt në standartin e jetës së qindra familjeve qe banojnë në këtë rrugë, por edhe atyre që e shfrytëzojnë atë. Cilësi dhe respektim i projektit të plotë, që nga infrastruktra nëntokësore, ajo mbi tokë dhe sinjalistika. E gëzofshim të gjithë bashkë! Të dielë të qetë për të gjithë!”, shkruan Ademi.

Valdrin Pjetri mori mandatin nga Gjykata e Shkodrës, ndërsa Ademi nga ana e saj ka deklaruar se nuk lëshon zyrën dhe se nuk e njeh atë si kryetar legjitim.

Për më tepër, tani që PD publikoi dokumentin sipas të cilit, Pjetri është persona non grata në shtetin italian ku edhe ka qenë i arrestuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.