E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasësit e arkitektit italian, klandestinë shqiptarë që duhej të ishin dëbuar: Matteo Salvini ndez polemikat
Publik News

Vrasësit e arkitektit italian, klandestinë shqiptarë që duhej të ishin dëbuar: Matteo Salvini ndez polemikat

Arrestimi i tre shqiptarëve për vrasjen e arkitetit italian gjatë një grabitjeje, ka nxitur polemika të forta parazgjedhore në Itali. Salvini: “Të gjithë emigrantë ilegalë! Ministër Lamorgese, a keni ndonjë gjë për të thënë?!

Piossasco- Ata po kërkonin të nxirrnin ca para lehtë dhe nuk e dinin që në shtëpinë e Roberto Mottura kishte vetëm 50 euro natën midis 8 dhe 9 qershorit të kaluar. Tre arrestimet e kryera nga karabinierët italianë, të cilët që nga dita e krimit po hetonin për të rindërtuar atë që kishte ndodhur në vilën që gjendej në kodrën e

Piossasco ku arkitekti jetonte me gruan dhe djalin e tij 12-vjeçar. Tani pritet vendimi i gjyqtarit hetues.

Të tre të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, të gjithë klandestinë në Itali: ai që qëlloi arkitektin, që e vrau me një të shtënë të kalibrit 22 që i preu arterien femorale, është me vendbanim në Torino dhe ndaj tij kishte një urdhër dëbimi. Dy të tjerët jetojnë në Campania, ku u ndaluan.

Ndërkohë, polemika parazgjedhore është ndezur: Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini, shkroi në Facebook: “Ata vranë një arkitekt 50-vjeçar gjatë një grabitjeje qershorin e kaluar në Piossasco: tani policia ka arrestuar tre të huaj , të gjithë emigrantë të paligjshëm. Njëri  duhet të ishte dëbuar nga Italia në fakt. Ministër Lamorgese, keni diçka për të thënë?!”- ka nënvizuar Salvini.

1

Viktima me të shoqen:

Hajdutët kishin hyrë nga një dritare dhe Mottura kishte zbritur poshtë për të mbrojtur familjen e tij kur kuptoi se dikush kishte hyrë në shtëpi. Njëri prej hajdutëve e kishte qëlluar atë me kalibër 22 (armë identike me atë të gjetur në kasafortën e arkitektit) një e shtënë në pjesën e poshtme të barkut, duke i prerë arterien femorale. Tani tre hajdutët e identifikuar nga hetuesit do të duhet të përgjigjen për vrasjen.

Pastaj banda ishte arratisur nga e njëjta dritare ku kishin hyrë.

Për muaj, hetuesit ndoqën gjurmët e tyre, duke analizuar çdo të dhënë të gjetur në shtëpinë e arkitektit për të kërkuar gjurmë të ADN -së së hajdutëve.

Hajdutët bënë një gabim të vetëm: ata nuk fikën menjëherë një nga celularët e disponueshëm të përdorur për grabitjen, një gjurmë e vogël që i zbuloi ata tre muaj pas vrasjes. Gjurmë të tjera biologjike mbetën në veshjen e viktimës.

2

Shtëpia ku ndodhi grabitja dhe vrasja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.